Declan Rice do të largohet nga West Ham-i këtë verë. Vetë klubi londinez ka konfirmuar përmes faqes zyrtare se mesfushori i tyre do të largohet për një shifër rekord në Angli, pavarësisht se dëshira e drejtuesëve ishte e kundërta. Rreth këtij transferimi ka folur edhe trajneri, i cili ka theksuar se asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi.
“Do të doja të falenderoja Declan-in për gjithçka që ka bërë gjatë kohës së tij te West Ham-i. Është e trishtueshme t’i thuash lamturmië dikujt që ka qenë me ne për kaq gjatë, por duhet të shohim nga e ardhmja. Ëest Ham-i është një klubi i madh. Siç e tregon edhe historia, asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi”, ka deklaruar David Moyes-i.
West Ham nuk e bëri të ditur emrin e ekipit ku do të vazhdojë karrierën Declan Rice, por mediat raportojnë se destinacioni i tij do të jetë Arsenali. Mësohet se “topçinjtë” kanë paguar 105 milionë paundë për kartonin e lojtarit 24-vjeçar./Sport Ekspres/