Stiven Gerrard ka nisur punën në Arabinë Saudite, ku do të drejtojë ekipin Al Ettifaq. Ish-mesfushori i njohur do të jetë trajneri më i paguar në ligë, teksa ka nënshkruar një kontratë që i siguron 10 milionë euroë në sezon. Por përvoja e tij e re në Lindjen e Mesme ka nisur me vështirësi për ish-kapitetin e Liverpool-it.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Gerrard shihet duke hasur probleme me komunikimin. 43-vjeçari përpiqet t’i mësojë lojtarëve një ushtrim për ta praktikuar, por në fund rezulton një ushtrim i çuar dëm, pasi askush nga lojtarët nuk e kupton. “E doni (topin)? E doni? Eja merreni”, dëgjohet t’u thojë futbollistëve të vetë trajneri anglez, por nuk merr në këmbin asnjë përgjigje dhe asnjë reagim./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Steven Gerrard taking Al-Ettifaq training. ?
Already looks like he’s struggling with the language barrier. ?
Patience is key. ? pic.twitter.com/xmjCwPXqK3
— Football Tweet ?? (@Football__Tweet) July 13, 2023