Distancat e largëta bëjnë që pjesëmarrja e tifozerisë mike në tribuna të jetë e ulët. Në përballjen mes Makedonija GP dhe RFS Rigës është parë një skenë befasuese. Në tribunën e tifozerisë mike është shfaqur një tifoz i vetëm. Gints Jankovskis, kreu i ultrasve të Rigës, nuk është trembur nga temperaturat e larta e as nga kilometrat që ndajnë Letoninë me Maqedoninë e Veriut.
Jankovskis ka mbështetur i vetëm ekipin e tij të zemrës, pavarësisht se temperatura në stadium shënonte 39 gradë celcius. Tifozi në fjalë ka marrë përgëzime të mëdha në rrjetet sociale, ku nuk ka munguar edhe vlerësimi nga klubi RFS Riga.
Ky i fundit ka shpërndarë një video në faqen zyrtare në “Twitter”, ndërsa sipër saj shkruan: “Njeriu. Miti. Legjenda. Gints Jankovskis nga ‘Riverside Lions‘. I vetëm në Shkup duke na mbështetur ne. Është 39 grandë celcius. Faleminderit“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
The Man. The Myth. The Legend. Gints Jankovskis from Riverside Lions. Alone in Skopje supporting us. Its 39C ??Thank You ? pic.twitter.com/Yfub6X7v7p
— Futbola klubs RFS (@RFSDaily) July 13, 2023