Ekipet shqiptare mbyllën me sukses ndeshjet e para të turit të parë kaulifikues në Champios League dhe Conference League. Armand Duka ka reaguar përmes llogarisë së tij zyrtare në “Facebook” ditën e sotme, duke i uruar suksese skuadrave shqiptare. Presidenti i FSHF-së ka besim se ekipet e kampionatit tonë do të arrijnë ta kapërcejnë këtë tur.
“Dëshiroj ti uroj shumë suksese skuadrave tona në Champions & Conference League, në nisje të javës që i çon te ndeshjet e kthimit. Me mbylljen e ndeshjeve të para, ku patën mundësi të njohin më mirë kundërshtarët, jam besimplotë se skuadrat tona do të arrijnë të sigurojnë kalimin për më tej. Kanë të gjithë potencialin dhe cilësitë për tu përballur si të barabartë e të nderojnë futbollin tonë në arenën ndërkombëtare. Suksese”, ka shkruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/