Vllaznia luan ndeshjen e parë në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës në transfertë. Kuqeblutë do të përballen me Linfildin në orën 20:45. Migen Memelli deklaroi mbrëmjen e djeshme se ekipi i tij do të hyjë në fushë për të fituar dhe ka përpiluar listën me 11 lojtarë për të arritur këtë qëllim. Sigurisht që kërcënimi kryesor për portën Linfildit do të jetë Bekim Balaj, i cili ka një përvojë të madhe në karrierë./Sport Ekspres/