Modul suksesi/ Nuk ka lojtarë nga Serbia, Brazili apo India, Ilir Daja luan me 11 lojtarë që kanë ADN 100% shqiptare

Ilir Daja po vazhdon që të tregojë sesa i vlen lëkura në Europë. Trajneri i Ballkanit ka arritur një tjetër rezultat historik, këtë herë duke fituar me Ludogorest me shifrat 2-0. Kundërshtarët janë me shumë peshë në Europë dhe kushtonin 40 milionë euro.

Përtej shifrave, rezultati foli në favor të Ilir Dajës. Ajo që e bën më të bukur suksesin e Dajës është fakti se trajneri i jep përparësi talenteve vendas, atyre shqiptarë. Nëse shihni formacionin titullar kundër Ludogorest, shihni se të gjithë janë futbollistë shqiptarë. Vetëm Kuç në mesfushë vjen nga Mali i Zi, megjithatë mesfushori që luan një rol kyç te Ballkani ka treguar se edhe ai ka origjinë shqiptare. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *