Xavi caktoi mbledhjen e parë dhe thirrjen e parë të skuadrës sot në mëngjes, pas së cilës lojtarët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore dhe më pas një seance të lehtë stërvitore që do të shënojë fillimin e përgatitjeve të Barcelonës për sezonin e ri.
Trajneri i klubit katalanas vendosi të ftojë në ekip disa pjesëtarë të skuadrës së të rinjve që do të bëjnë përgatitjet dhe ata që do të paraqiten mirë do të mbeten në skuadër. Kjo doli të ishte një formulë shumë e suksesshme, sepse në sezonet e mëparshme Barça mori gurë të çmuar të vërtetë, teksa Gavi dhe Alejandro Balde dallohen veçanërisht.
Emri i Pau Primës ishte në listën e të rinjëve që morën ftesë nga Xavi për t’iu bashkuar ekipit të parë. Ky 17-vjeçar luan normalisht në mesfushë dhe duket qartë se Xavi e kuptoi se është koha për t’i dhënë një shans në ekipin e parë.
Se sa seriozisht e mori Prim tregon fakti se ai ishte i pari që mbërriti në kompleksin stërvitor Joan Gamper mëngjesin e sotëm, por papritur përjetoi një siklet të madh.
Prima është sjellë në qendrën stërvitore nga e ëma, pasi ende nuk e ka kaluar testin e shoferit. Mirëpo, kur arritën në hyrje, rojet e sigurisë nuk deshën t’i lejonin të hynin. Ata nuk e njohën fare lojtarin e ri të Barcelonës, prandaj ai duhej të telefononte klubin që dikush të kontaktonte rojet e sigurisë dhe t’u shpjegonte se duhet ta linin të shkojë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/