Tifozët e Tiranës tregojnë dhëmbët për ndeshjen e Europës: Rrugët e qytetit na përkasin vetëm ne

Tirana do të përballet ndaj Dinamos së Batumit në turin e parë të Conference League. Nëse bardheblutë do të dalin me sukses nga kjo provë, do të gjejnë Beshiktashin. Por deri atëherë do të ketë kohë, kryeqytetasit masin forcën fillimisht me gjeorgjianët.

Ndërkohë tifozët e Tiranës janë duke u përgatitur për spektaklin. Nëpërmjet një njoftimi, “Tirona Fanatics” bën thirrje për mobilizim të madh dhe shprehet se në ditën e ndeshjes, rrugët e Tiranës u përkasin vetëm bardhebluve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

NJOFTIM I RENDESISHEM:

Kortezhi per ndeshjen kunder Batumit niset si gjithmone nga qendra e Kryeqytetit ne oren 18:30…spektakli fillon qe aty!

Lajmero  shokun, merr shallin, flamurin e birrat e  sebashku takohemi ne qender, per te ecur sebashku drejt stadiumit,  ne rruget e qytetit qe na perket VETEM NE!

Sebashku per fitoren e pare drejt rruges se perbashket e  endrres Europiane!

Ne jemi TIRONA, ne jemi FANATICS!

ASKUSH NUK ESHTE SI NE!

13 KORRIK, 20:00…PER SPEKTAKLIN E MODH…PER TIRONEN…PER QYTETIN!

MOS MUNGO!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *