Te Kukësi po vazhdojnë largimet dhe skuadra pritet të ketë një fytyrë tërësisht të re në sezonin e ardhshëm. Verilindorët kanë ndarë rrugët me shefin e klubit, Jonuz Hallaçi. Ky i fundit ishte pjesë e Kukësit që në momentin kur këta të fundit u ngjitën në Superiore.
Pas shumë vitesh kontributi dhe bashkëpunimi, ishte koha e ndarjes. Gjithçka është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e klubit nëpërmjet një postimi. “Njoftim! Shefi i Klubit Jonuz Hallaçi ka mbyllur bashkpunimin me ekipin e Kukesit. Klubi e falenderon per kontributin e dhene”, shkruhet nga klubi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/