Tirana ka mbyllur me fitore fazën përgatitore. Pas humbjeve me Dukagjinin dhe Ballkanin, bardheblutë kanë mposhtur Strugën me shifrat 2-1. I pari që tundi rrjetën për kryeqytetasit ishte Hila, ndërsa goli i fitores u shënua nga afrimi më i ri i skuadrës, Liridon Latifi.
Ky ishte testi i fundit përgatitor për Tiranën, që do të kthehet ditën e nesërme në kryeqytet. Ekipi Orges Shehit do të vijojë strvitjet në kompleksin “Skënder Halili”, ku do të bëhen edhe përgatitjet e fundit për dy sfidat e rëndësishme kundër Dinamos së Batumit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/