UEFA ngarkon me detyra arbitrat shqiptarë, dy ndeshje vendimtare i besohen drejtësisë shqiptare

Ndeshjet kualifikuese të Kupave të Europës janë pranë. Javën e ardhshme do të zhvillohen takimet e para kualifikuese, ndërsa një javë më vonë do të luhen edhe ndeshjet e kthimit. UEFA ka ngarkuar me detyra edhe arbitrat shqiptarë, teksa dy takime do të gjykohen prej tyre. Bëhet fjalë për ndeshjet e kthimit, mes Balzanit dhe Domzhales, si dhe mes Zimbrusë dhe La Fioritës.

Balzan-Domzhale do të luhet në datën 18 korrik në orën 19:30 dhe do të gjykohet nga Visar Kastrati. Ndërkohë Besnik Morina dhe Granit Hyseni do të jenë në rolin e arbitrave anësorë, ndërsa Alban Shala do të jetë gjyqtar i katërt në këtë përballje.

Sakaq, në Moldavi, atje ku në 20 korrik në orën 19:00 Mervan Bejtullahu do të ndajë drejtësinë në përballjen Zimbru-La Fiorita. Arbitri nga Kosova do të ndihmohet nga Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa. Në rolin e gjytarit të katërt do të jetë Dardan Çaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *