Osasuna nuk do të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se përfunduan në vendin e shtatë në La Liga, me një vend që u jepte të drejtën për të luajtur në Conference League, UEFA hodhi poshtë apelimin e klubit që kërkonte pafajësinë.
UEFA tregon se Osasuna ka marrë pjesë në aferën e trukimeve të ndeshjeve në sezonin 2013-2014. Pavarësisht se kanë kaluar shumë kohë nga atëherë, kjo nuk e ndalon organizmin më të lartë të futbollit në Europë që të ketë dorë të hekurt. /Sport Ekspres/