Peshëngritja dhe dopingu! Një tjetër histori del në skenë, Daniel Godelli: Po i paraprijë unë lajmeve të portaleve dhe televizioneve

Një tjetër histori del në skenë sa i përket peshëngritjes shqiptare dhe dopingut. Këtë herë është Daniel Godelli që ka rezultuar pozitiv. Megjithatë ishte sportisti që deklaroi i pari lajmin rreth kësaj ngjarje, duke i paraprirë njoftimeve të mediave. Godelli është i sigurt në pafajësinë e tij dhe shprehet se do të jetë vetëm çështje kohe.

“Për t’i paraprirë portaleve dhe televizioneve, jam testuar pozitiv në përdorimin e një substance të ndaluar. Substancë e cila nuk ka lidhje me sportin të cilin unë ushtroj, dhe për këtë arsye do kërkoj analizimin e testit B, ku do të faktoj dhe do të paraqes çdo provë që unë zotëroj për të provuar pafajsinë time”, shkruan Godelli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *