Të shumtë janë lojtarët shqiptarë që jetojnë dhe formohen në Europë. Brezi i emigrantëve po vazhdon të prodhojë futbollistë të shumtë, nga të cilët përfiton jo pak edhe Shqipëria. Një shifër e çmendur është zbuluar së fundmi sa i përket lojtarëve me origjinë shqiptarë në Europë.
Menaxheri i njohur, Altin Taho, i ftuar në “Procesi Sportiv” u shpreh se janë rreth 60.000 lojtarë me origjinë shqiptare në Europë, nga mosha 10 vjeç e deri në atë që futbollisti quhet më i pjekur, mosha madhore. Ndërkohë vetëm në Itali janë rreth 16.000 lojtarë shqiptarë, ku pas italianëve, shqiptarët renditen në vendin e dytë. /Sport Ekspres/