Tirana e re entuziazmon tifozët si kurrë më parë, merkato më e nxehtë se temperatura e kësaj vere të zymtë

Në mesin e një vere “të zymtë”, me ndryshimet e temperaturave dhe të motit të shpeshta, është Tirana që mendon për të rritur sa më shumë nxehtësinë. Bardheblutë kanë futur marshin e fundit kur bëhet fjalë për afrimet.

Praktikisht kanë marrë më të mirët në qarkullim, duke i shpallur “luftë” të gjithë kundërshtarëve në Superiore. Afrimi i fundit ishte ai i Erjon Hoxhallarit, por te Tirana po punojnë për të tjerë emra dhe nuk do të ndalen kaq lehtë.

Entuziazmi është rritur shumë edhe te tifozët. Kjo shihet qartë te komentet e tyre në faqen zyrtare të klubit, aq sa iu duket e pabesueshme që kaq shumë emra cilësorë t’i bashkohen klubit në një kohë fare të shkurtër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *