Nevil Dede ka siguri se do të ketë sukses me Elbasanin dhe se do të jetë pjesë e Superiores. Trajneri i njohur po vazhdon punën me këtë ekip, ndërsa merkato meriton vlerësim maksimal për shkak të emrave të njohur që po i bashkohen së fundmi.
“Ende nuk e kam nisur punën. Tani jam i fokusuar te merkato dhe jo te fusha. Po rikthehem në shtëpinë time. Janë 9 rinovime nga sezoni i kaluar dhe do të afrohen 5 elementë nga akademia. Baza e ekipit është formuar dhe tani presim vetëm goditje “BIG”. Po e them përsëri, ne do të shkojmë në Superiore”, tha Dede. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/