Armando Sadiku mori një tjetër vendim në karrierën e tij. Sulmuesi zgjodhi që t’i bashkohej ekipit të njohur në Indi, Mohun Bagan. Por sa herë që Sadiku ndryshon ekip dhe këto raste nuk janë të pakëta për hir të së vërtetës, në Poloni ka gjithmonë një lajm të ri.
Mediat në këtë vend tallen ende me Sadikun për deklaratën e dhënë në kohën kur ishte te Legia e Varshavës. “Të më lësh mua në stol, është si të kesh një Ferrari dhe ta mbash në garazh”. Nisur nga kjo deklaratë e atëhershme, media polake “Transfery” shkruan: “Zyrtare, Armando Sadiku me klub të ri, Ferrari doli prapë në rrugë”. /Sport Ekspres/