Manuel Kacurri cilësohet si një prej talenteve shqiptarë më me prespektiv në Greqi. 17-vjeçari është pjesë e ekipit të parë të Ergotelis, ndërsa paraqitjet e tij kanë qenë mbreslënëse. I pozicionuar si mbrojtës të majtë dhe të djathtë, Kacurri mund të luajë edhe si mesfushor qendre.
Një “xhol” për çdo trajner pasi mund të mbulojë pozicione të ndryshme, ndërsa së fundmi interesimet janë shtuar për këtë lojtar. Sipas informacioneve tona, Kacurri është shumë pranë kalimit te Olimpiakosi. Tani mbetet të shihet sesi do të jenë zhvillimet e reja, por Manueli është për t’u mbajtur në vëzhgim. /Sport Ekspres/