Kreshnik Leka ka arritur një tjetër rezultat fantastik në peshëngritje duke u shpallur kampion në European Masters Games. Në aktivitetin e zhvilluar në Tampere të Finlandës, Leka, i cili garon në peshën deri në 102 kg, zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer duke triumfuar në të dyja stilet.
Leka, i cili është edhe drejtori i KS Teuta, ngriti 110 kg në stilin e shkëputjes dhe 135 kg në shtytje duke marr medalje ari. Kjo është medalja e dytë e arit në European Masters Games, pas asaj në “Torino 2019” për peshëngritësin shqiptar.
Kreshnik Leka, i cili njëkohësisht është edhe president i Shoqatës “Mjeshtrat e Peshëngritjes Shqiptare”, pas këtij triumfi do të synojë medalje edhe në Botërorin Masters, që do të zhvillohet në gusht në Krakov të Polonisë.