Armando Broja është në listën e dëshirave të shumë ekipeve. Këtë herë është Galatasaray që shpreh pëlqimin për sulmuesin shqiptar. Sipas “Transfer Ëeb”, kampionët e Turqisë kanë kërkuar informacion te Chelsea rreth situatës së Brojës.
Por nga ajo që bëhet e ditur deri tani, ky lojtar do të mbetet ende pjesë e Chelsea. Pochetino kërkon që ta shoh nga afër në miqësoret përgatitore dhe thuhet se e pëlqen së tepërmi, ndërsa vendimi përfundimtar do të merret para nisjes së sezonit të ri. /Sport Ekspres/