Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot në Nion të Zvicrës për të marrë të shqyrtuar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zhvillimin e futbollit europian, por edhe për të formatuar dhe përzgjedhur përbërjen e komisioneve dhe paneleve të reja të qeverisë së futbollit europian.
Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili u rizgjodh në mandatin e dytë si Kryetari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s pas zgjedhjeve të zhvilluar në muajin prill duke marrë me shumë vota se çdo kandidat tjetër.
Edhe një herë tjetër UEFA ka treguar besimin e madh që ka te FSHF, duke zgjedhur në organet e posaçme disa prej drejtuesve më të lartë dhe përfaqësuesve të Federatës.
Gjatë mbledhjes Presidenti Duka është rikonfirmuar në postin e Nënkryetarit të Komitetit HatTrick, një prej organeve më të rëndësishme në qeverinë e futbollit europian, si edhe është zgjedhur në postin e Kryetarit të Komisionit të Medias në UEFA, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku është zgjedhur ai anëtar i Komisionit të Futbollit në UEFA.
Pjesë e komisioneve të UEFA-s do të jenë edhe përfaqësues të tjerë të FSHF-së dhe futbollit shqiptar. Kështu, anëtarja e KE-së, Anila Basha është zgjedhur si anëtar e Komisionit për Futbollit e Femrave, kurse anëtari tjetër i KE-së së FSHF, Envi Hicka do të jetë anëtar i Komisionit Ligjor të UEFA-s.
Edhe Drejtori Teknik i FSHF-së, Fulvio Pea është zgjedhur anëtar i Komisionit të Zhvillimit dhe Asistencës Teknike në UEFA. Drejtori i Edukimit në FSHF, Sulejman Starova është përzgjedhur si anëtar i Panelit Jira, teksa Përgjegjësi i Futbollit të Fëmijëve në FSHF, Andi Zëre është zgjedhur si anëtar i Panelit të Futbollit Grassroots.
Drejtori i Sektorit të Arbitrimit, Sokol Jareci, është përzgjedhur ai anëtar i Panelit të Konventës së Arbitrave dhe së fundi Gazmend Malo do të jetë anëtar i Komisionit Këshillimor të Marketingut në UEFA.
Ndërkaq, në këtë mbledhje Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mori edhe një sërë vendimesh të tjera. Stadiumi “José Alvalade” i Lisbonës u caktua të presë finalen e UEFA Champions League për femra në vitin 2025.
Stadiumi “Agia Sofia” në Athinë dhe Wroc?aw (WKS ?l?sk Wroc?aw) do të presin finalet e UEFA Europa Conference League në vitet 2024 dhe 2025, respektivisht.
Komiteti Ekzekutiv zgjodhi Poloninë si mikpritëse të Kampionatit Evropian të UEFA-s për Femra U-19 në 2025.