Partizani po zhvillon fazën përgatitore në qytetin e Pogradecit. Të kuqtë po përgatiten nën urdhërat e Zekiçit për përballjen me Bate Borisovin në turin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Shqipërisë kanë vendosur të testojnë veten me kampionët e Maqedonisë së Veriut.
Partizani ka zbuluar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se kundërshtari i tyre në miqësore do të jetë Struga. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Gjergji Kyçyku” ditën e nesërme, duke nisur nga ora 17:30./Halit Delibashi-Sport Ekspres/