Zyrtare/Guardiola gjen zëvendësuesin e Gundoganit, Kovaçiç “lëndon” Çelsin: Erdhi koha për trofe

Ekipi i Guardiolës ka gjetur zëvendësuesin e Ilkai Gundoganit. Mançester Siti ka zyrtarizuar përmes kanaleve në rrjetet sociale transferimin e Mateo Kovaçiçit. Kroati ka firmosur deri në vitin 2027 dhe për kartonin e tij janë paguar 29 milionë paundë. Kovaçiç duket i lumtur për marrëveshjen e arritur dhe me fjalët e tij të para ka “lënduar” disi tifozët e Çelsit, teksa shprehet se tashmë erdhi momenti për të grumbulluar trofe.

“Shijova 9 vite të këndshme, por tani është koha për të hapur një faqe të re dhe për të fitiar. Mançester Siti është klubi perfekt ku mund të fitosh shumë dhe unë do të bëj më të mirën time që të përpiqem të fitoj çdo vit. Të grumbulloj trofe është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar Mateo Kovaçiçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *