Ambasadori i Republikës Çeke viziton kreun e FSHF-së, Duka: Diskutuam për ndeshjet e Kombëtareve tona, e sigurova që…

Ambasadori i Republikës Çeke në Shqipëri ka vizituar sot kreun e FSHF-së, Armand Dukën, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka njoftuar në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook” se me z. Urban u diskutua lër futbollin shqiptar dhe për dy dueleve që do të zhvillohen midis dy Kombëtareve tona për kualifikueset e Europianit 2024. Duka e siguron se çekët do të kalojnë momente të bukura në Shqipëri.

“Sot pata një takim miqësor me Ambasadorin e Republikës Çeke në Shqipëri, z. Karel Urban. Diskutuam së bashku për zhvillimin e futbollit në vendin tonë dhe për dy ndeshjet e ardhshme mes Shqipërisë dhe Çekisë në kualifikueset e Euro “Gjermani 2024”.

Ambasadori Urban vlerësoi rezultatet e kombëtares shqiptare dhe rritjen e futbollit shqiptar, ndërsa unë nga ana ime e sigurova se skuadra dhe tifozët çekë do të gjejnë një atmosferë të shkëlqyer dhe do ta kalojnë orë të bukura në Shqipëri me rastin e ndeshjes mes dy kombëtareve.

Gjithashtu, folëm edhe për intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në të ardhmen veçanërisht në fushën e futbollit”, ka shkruar Armand Duka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *