Raportet mes Qeqa Krelanit dhe Edon Zhegrovës nuk janë të mira prej kohësh. Të dy kanë pasur konflikte me deklaratat në media, ndërsa tashmë debatit i shtohet edhe nëna e futbollistit të Lilës. Qeqa Krelani ka kritikuar punën e ish-trajnerit, Zhire, si dhe të disa lojtarëve të tjerë të dardanëve, në një intervistë të dhënë në Maqedoni pas ndeshjes Kosovë-Rumani. Nëna e Edon Zhegrovës ka zgjedhur të komentojë në lajmin shpërndarë nga media maqedonase në rrjetin social “Facebook”, duke sulmuar hapur komentatoren e futbollit.
“Ti gjithçka mundet të jesh, kuptohet çfarë, veç gazetare e sportit jo. Tmerr! Më vjen shumë keq kush ka mbetur për të komentuar futbollistët tanë të Kombëtares”, ka komentuar nëna e Edon Zhegrovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/