Tirana do të përballet në raundin e parë të Conference League kundër Dinamo Batumi. Bardheblutë do të tentojnë kualifikimin me gjeorgjianët dhe nëse ia dalin, në raundin e dytë e pret Beshiktashi.
Ndërkohë, bardheblutë kanë kujtime të mira nga Gjeorgjia pasi në kohën e Egbos eliminuan Dinamon e Tbilisit me shifrat 0-2. Asokohe ishte pandemia dhe vetëm një ndeshje vendoste fatin e kualifikimit. Në Gjeorgji e kanë ende peng atë përballje të humbur dhe këtë e tregon një prej mediave të tyre me reagimin.
“Tirana na mposhti 2-0, Dinamon e Tbilisit në sezonin 2020-2021. Ky është një nga kujtimet më të këqija të periudhës së pandemisë për tifozët e Gjeorgjisë, pasi ekipi shqiptar nuk ishte realisht një kundërshtar i pathyeshëm”, shkruhet në median gjeorgjiane. /Sport Ekspres/