Vllaznia ka njohur sot kundërshtarin e saj në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës. Shkodranët do të përballen me Linfildin në muajin korrik. Trajeri i kuqebluve ka dhënë një prononcim të shkurtër për faqen zyrtare të klubit, ku ka bërë të qartë se skuadra e tij do të tregojë seriozitet dhe do të synojë të kalojë turin.
“Ne e vlerësojmë kundërshtarin. Do të jemi shumë seriozë dhe shumë kompetitiv në Europë. Nuk ndryshon shumë futbolli sot nga transfertat në ndeshjet brenda. Të jemi sa më strikt në gjërat tona që duhet të bëjmë. Jam i kënaqur me grupin e lojtarëve Nuk duhet t’i trembemi faktit dhe as të neglizhojmë, sepse përpara kemi një skuadër të fortë fizikisht. Është një skuadër që do mundohemi të bëjmë maksimumin tonë për të qenë sa më dinjitoz dhe pse jo edhe për të kaluar“, ka thënë Migen Memelli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/