Detajet/ Lojtari i dytë më i shtrenjtë që ka blerë ndonjëherë Partizani, Adnard Mehmeti është lojtari më i ri dhe firmos për 4 vite

Adnard Mehmeti është lojtari më i ri i Partizanit. Të kuqtë kanë bërë një tjetër goditje të bujshme në merkato. Këtë herë kryeqytetasit kanë arritur marrëveshjen me Erzenin për të blerë mesfushorin që spikati në këtë sezon të Superiores.

Vlera e kartonit të tij është 100 mijë euro duke u bërë kështu lojtari i dytë më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga Partizani. “Gazeta Blic” raporton se Mehmeti do të jetë për katër vite pjesë e të kuqëve, ndërsa zyrtarizimi pritet të jetë vetëm çështje orësh. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *