Futbollistja më e njohur shqiptare, Megi Doci, ka komentuar performacën e Shqipërisë në fitoren e fundit ndaj Moldavisë në shifrat 2-0. Doci është ndalur te krahasimi mes Jasir Asanit dhe Myrto Uzunit, duke pasur shumë kritika për lojtarin e Granadas. Në një koment në median tonë, “Sport Ekspres”, Doci shkruan:
“Jasir Asani ka luajtur 10 herë më mirë se Myrto Uzuni. Asani ishte më i shpejt, më pozicional, shënoj një super perlë, shpërthime herë pas here. Uzuni vetëm vraponte kot, pa ide dhe pa pozicion, si të ishte duke luajtur në lagje. Sulmuesi duhet të jetë i frikshëm për mbrojtësin, jo të mos dallohet fare në fushë. Sa herë sulmonte Shqipëria, Uzuni ishte i mbyllur afër Cikalleshit, në vend që të hapej në krahë”, shkruan Doci. /Sport Ekspres/