Jasir Asani ishte basti i parë i Silvinjos te Shqipëria dhe po rezulton goditje ideale. Futbollisti në fjalë ishte më i miri i ndeshjes në përballjen e parë të kuqezinjëve në transfertë me Poloninë. Ndërkohë në mbrëmjen e djeshme, Asani realizoi një super gol nga distanca kundër Moldavisë.
Përcaktimin më të mirë për këtë lojtar e ka bërë Matheus Leoni. Ky i fundit është pjesë e Kisvardës në Hungari, atje ku ka luajtur edhe Asani. “Silvinjo dhe Asaninho”, ishte komenti i bërë prej tij pas golit të djeshëm. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/