“Uzuni te Kombëtarja nuk shkon as në 60% të formës”, Fakaj i bën thirrje lojtarëve: Në Kombëtare ngrihuni në nivelet e klubeve

Fakaj ka këshilluar lojtarët e Kombëtares shqiptare që të ngrihen në nivelet e klubeve të tyre kur veshin fanellën kuqezi. Ish-lojtari shqiptar ka thënë në emisionin “Kuq e Zi” në “Supersport” se problemi i sotëm i Kombëtares, në krahasim me periudhën kur ai vetë ishte pjesë e saj, qendron në faktin se futbollistët nuk shfaqin të njëjtin rendiment si me skuadrat e tyre.

“Duhet të vijnë dhe të ngrihen në nivelin e klubeve. Në brezin tonë ishte e kundërta. Kur dikush nuk luante rregullisht, kur vinte këtu e superonte veten e vetë. Nuk e di pse ndodhte dhe pse tani është e kundërta. Hysaj për tre vite te Kombëtarja ka qenë nën rendiment. E shohim që te Lacio ka tjetër rendiment. Uzuni, që është një nga lojtarët më në formë te ekipi i vetë, akoma te Kombëtarja shqiptare nuk shkon as te 60-70% e rendimentit që ka në ekip. Kjo është diçka që duhet zgjidhur”, ka thënë Fakaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *