“Jemi të lumtur me barazimin”! Trajneri i Rumanisë kritikon Kosovën për gjendjen e fushës: Mu duk sikur nuk u përpoqën fare ta rregullonin

Kosova ka barazuar pa gola kundër Rumanisë në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në “Fadil Vokrri“. Ky është barazimi i tretë radhazi për dardanët, të cilët vështirësojnë edhe më shumë rrugën e tyre për në Europianin e vitit të ardhshëm.

Edon Zhegrova tundi rrjetën në minutën e 69, por VAR-i ngriu buzëqeshjet në fytyrat e lojtarëve. Goli i konsiderua si i parregullt, duke lënë në fuqi rezultatin 0-0, i cili mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e trefishtë të arbitrit.

Menjëherë pas ndeshjes, trajneri i Rumanisë, Iordanesku, kishte shumë kritika për gjendjen e fushës në Kosovë për shkak të shiut të rënduar. “Donim që të kontrollonim topin, por që kur erdhëm këtu, ra stuhia në stërvitje.

Më duket se te Kosova nuk bën shumë përpjekje për ta rregulluar situatën. Fituam një pikë me shumë sakrificë dhe karakter. Dua të përgëzoj ekipin tim se zhvilluan një ndeshje luftarake. E lëmë mbrapa Kosovën në distancë dhe kemi bërë një hap të mirë drejt kualifikimit”, tha tekniku i rumunëve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *