Teuta ka gjetur trajnerin e ri pas ndarjes së rrugës me Martinin. Durrsakët i kanë filluar përgatitjet me Diego Longon që e njeh mirë futbollin shqiptar, teksa për herë të fundit drejtoi Flamurtarin në Kategorinë e Parë.
“KF Teuta zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Diego Longo. Trajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tij të fundit e kishte në Vlorë, ku drejtonte klubin e Flamurtarit. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i uruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë”, shkruhet nga Teuta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/