Po vendos fytyrën e tij në çdo nënshkrim! Gaz Demi i del për zot punës, medaljet dhe dështimi i shkon presidentit të Partizanit

“Sa të jem unë këtu, Partizani do të jetë gjithmonë në majë dhe i sigurt”! Kështu u shpreh Gaz Demi pasi të kuqtë fituan titullin kampion në rivalitetin e ethshëm me Tiranën në këtë sezon. Kryeqytetasit vendosën që të largonin Marinin dhe të ndanin rrugët me Kolelën. Këtë herë duket se ka një ndryshim të madh te klubi dhe kjo nuk lidhet vetëm me Zoran Zekiç, trajnerin kroat me CV të pasur.

Sa herë që ka një afrim të ri apo rinovim kontrate si në rastin e fundit të Arinaldo Rrapaj, është edhe presidenti i klubit, Gaz Demi, që shfaqet aty në zyrtarizim dhe foton që shpërndahet nga ana e klubit. Kjo është një tregues i qartë se Demi po i del vet për zot punës duke mos ia besuar të tjerëve këtë përgjegjësi. Pra si në rast dështimi apo edhe në rast të marrjes së medaljeve, tani gjithçka është e lidhur me vetë kreun e klubit dhe kjo padyshim ngroh zemrat e tifozëve. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *