Serxho Kalaj mbylli një sezon të suksesshëm me Frozinonen, duke siguruar ngjitjen në Serinë A. Mbrojtësi shqiptar arriti të merrte minuta të plota disa herë gjatë kampionatit, çka tregon besimin e klubit tek ai. Por me kalimin në Serinë A minutat pritet të jenë të pakta për të, prandaj huazimi mund të një zgjidhje për të dyja palët.
Interesi për të nuk mungon, pasi “Gazzetta di Modena” raporton se Kalaj është objektivi i Modenës këtë merkato. 23-vjeçari shihet si alternativa e duhur për të zëvendësuar De Majon dhe Çitadinin. Modena u rendit në vendin e 10 në Serinë B, ku synoi deri në fund për një vend në “play off” për në elitë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/