Në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes me Moldavinë ishte i ftuar edhe Kristjan Asllani. Mesfushori i Interit tregoi raportin e tij me trajnerin Silvinjo.
“Më pëlqen moduli i lojës së Silvinjos, më shkon përshtat. Kam raport shumë të mirë me të. Më ka takuar kur erdhi te Shqipëria.
Pyeta sesa tifozë kemi për Moldavinë dhe deei tani janë 12.000. Unë jam i lumtur shumë, uroj që stadiumi të jetë plot.
Shkova në finalen e Champions League me ekipin e zemrës të fëmijërisë, Interin. Duke parë emrat e lojtarëve që kam përpara në konkurrencë për mua është ëndërr vetëm që të luaj me ta, kam mësuar shumë. Do të rri te Interi”, tha Asllani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/