VIDEO/ Finalizim prej një goleadori, Usain Bolt lë në hije edhe legjendat e futbollit

Usain Bolt ka shënuar në stadiumin e klubit të tij të zemrës, në “Old Trafford“. Atleti xhamajkan ishte pjesë e ndeshjes së bamirësisë, Soccer Aid, të organizuar nga UNICEF-i. Një takim që zhvillohet që prej vitit 2006, në të cilin marrin pjesë yje të sportit, të kinemasë, apo edhe të muzikës. Ashtu si në katër vitet e fundit, edhe këtë vit fitues doli ekipi i përbërë nga përfaqësues të pjesës së tjetër të globit, të cilët kishin përballë një ekip me përfaqësues të Anglisë.

Emra si Gary Neville, David James, Paul Scholes, Mo Farah, Jermain Defoe, Gary Cahill, Nicky Butt dhe Liam Payne nuk mjaftuan për të nxjerrë fitues ekipin anglez. Ndeshja përfundoi me shifrat 2-4 për përfaqësuesit e pjesës tjetër të botës dhe rezultati u zhbllokua nga Usain Bolti. Atleti më i shpejtë në 100 metra tundi rrjetën në minutën e 24-t, kur me shpejtësinë e tij u gjend i vetëm përballë portierit. Një situatë që u menaxhua në perfeksion nga xhamajkani, që finalizoi aksionin me një vetbesim prej një goleadori./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *