Klubi i Serisë A dëshiron Kristjan Asllanin, ka gati planin për të arritur te mesfushori shqiptar

Kristjan Asllani ka pasur minuta të pakta në radhët e Interit, megjithëse talenti dhe potenciali i tij nuk është vënë kurrë në dyshim. Nisur nga kjo situatë, interesi për mesfushorin shqiptar pritet të jetë i lartë këtë verë. Kërkesat e para kanë ardhur që në fillimet e merkatos.

“Sky Sport“ raporton se Monza kërkon të marrë shërbimet e Asllanit për sezonin e ardhshëm. Interi ka piketuar lojtarin e Monza-s, Carlos Auguston, si pasardhësin e Gosensit, në rast se ky i fundit vendos të largohet. Klub inga Brianza i ka propozuar drejtuesëve të Interit shkëmbimin e Augustos me mesfushorin shqiptar. Një marrëveshje që pret përgjigjen e zikaltërve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *