“Ky lloj trajneri është palaço, hajdut”! Trajneri në Kosovë flet rëndë: Na e keni bërë Ilir Dajën si Pep Guardiola, sikur e shpiku ai futbollin dhe mbaron futbolli me Dajën

Ilir Daja arriti që të fitonte titullin kampion për herë të dytë radhazi në Kosovë. Megjithatë ka sërish diskutime sa i përket trajnerit të Ballkanit. Tekniku Ismet Munishi, i ftuar në “RTV Dukagjini”, është shprehur se Daja është kthyer në mit dhe e krahasoi me Pep Guardiolën mes ironisë.

“Kam parë shumë mitizime për trajnerë të huaj në Kosovë. E dimë sesi dalin kampion, sa kanë pasur buxhet dhe kush ia përgatit terrenin. Sa erdhi Daja këtu, filluan mitet: “Është super profesionist, ia shtruan rrugën”. E keni bërë Ilir Dajën si Pep Guardiola në studio, sikur e ka shpikur futbollin Ilir Daja dhe mbaron futbolli me Ilir Dajën.

Merita kryesore kur një ekip arrin diçka është në fillim te drejtuesit, skuadra që kanë, organizimi i klubit dhe pastaj vjen trajneri. Një trajner i mirë është sa ka informacione për kampionatin, sa e njeh kundërshtarin. Një trajner i mirë është ai që di të bëjë merkato, nuk është trajner i mirë ai që dështon me të gjithë lojtarët në merkato, ai është palaço ose hajdut, e vjedh klubin dhe i ndan me menaxherë”, tha Ismet Munishi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *