Amir Rrahmani ka fituar titullin kampion në Itali me Napolin. Për të folur mbi këtë lojtar, Skënder Gega ka dhënë mendimin e tij pasi e ka stërvitur te Shqipëria U-21. Në një intervistë për Gazeta Blic, Gega tregon si e zbuloi Amirin.
“Kënaqësi e madhe të flasë për Amirin, jo veç për të, por edhe për një pjesë të madhe të një numri lojtarësh që kur unë punoja kanë qenë pjesë e ekipit. Kam pas kënaqësinë dhe privilegjin që të punojë me ta, pjesa e madhe e tyre kanë qenë shembull.
Kanë përfaqësu ngjyrat e kombëtares kuqezi me shumë dinjitet. Me Amirin jemi njohur rastësisht në një ndeshje miqësore kur ekipi kombëtar po bënte fazë përgatitore tre ditore, njëfar seleksionimi me lojtar të kampionatit shqiptar, ishte edhe ekipi i Drenicës në Tropikal dhe aty u njohën, ku bëm një ndeshje miqësore, thjesht për të ndihmuar njëri-tjetrin, mirëpo Amiri në fushë ishte ai që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, posaqërisht edhe mua. Dominonte në fushë, ishte i ashpër, fizikisht i mirë, i disiplinuar, qetësi që i duhet një lojtari ose personi që duhet të tregojë aftësitë e tij.
Në mënyrë absolute sapo përfundoi ndeshje kam kontaktu me Amirin, por edhe me përfaqësuesit e klubit dhe pastaj kemi ra në kontakt me dy prindërit, kam shpreh kënaqësinë dhe privilegjin që Amiri të pranonte të luante për kombëtaren shqiptare dhe e bëri”, tha Gega. /Sport Ekspres/