“Partizani e kishte autostradë me Vllazninë“, Dabulla komenton garën për titull: Pashë një Vllazni të shkatërruar

Rezart Dabulla ka komentuar garën për titull kampion në emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Ish-futbollisti i Tiranës është shprehur se dy ndeshjet e mbetura të Partizanit janë të lehta në letër për “demat e kuq“. Sipas tij, edhe sfida e sotme kundër Vllaznisë ishte tepër e lehtë për ekipin e Kolelës.

“Partizani e ka autostradë. E ka pasur autostradë sot me Vllazninë, me atë ndeshje që pashë unë. Do ta ketë edhe në këto dy ndeshje të tjera. Pjesën e parë pashë një Vllazni të shkatërruar“, ka thënë Rezart Dabulla./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *