Ka marrë fund edhe grimca më e vogël e shpresës për të gjithë tifozët e Arsenalit. “Topçinjtë” i kanë dhuruar zyrtarisht titullin kampion Manchester City-t. Ekipi i Artetës është mposhtur sot minimalisht 1-9 nga Nottingham Foresti, i cili është duke garuar për mbijetesë këtë sezon.
Përbindëshi Guardiola “gllabëron” sërish Premier League-n, ku duket se nuk ka konkurrent. Ky është sezoni i tretë radhazi që Manchester City shpallet kampion në Anlgi. Të jashtëzakonshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/