Klaus Gjasula rikthehet sërish aty ku i takon, në elitën e futbollit gjerman. Mesfushori shqiptar është ngjitur në Bundesligë me Darmstadin. Këta të fundit fituan kundër Maderburg me shifrat 1-0 dhe siguruan kalimin matematikisht në elitë.
Një sukses i madh për futbollistin e Kombëtares, që këtë herë ngjitet me një karakteristë të veçantë. Më shumë sesa si mesfushor, Gjasula ka dhënë kontribut të madh te Darmstad në qendër të mbrojtjes. Tani mbetet të shihet nëse trajneri i ekipit gjerman do të vazhdojë ta mbajë Gjasulën në këtë rol të ri apo do ta rikthejë në mesfushë. /Sport Ekspres/