Partizani rrëzon Tiranën nga piedestali për klubin më të shtrenjtë në Shqipëri, vlerat e Egnatias tregojnë se nuk është surprizë e kampionatit

“Transfermarkt.de” ka publikuar pak ditë më parë edhe vlerat e përditësuara të lojtarëve dhe të klubeve në mbarrë botën. Partizani është klubi më i shtrenjtë në Shqipëri, duke rrëzuar nga piedestali Tiranën. Vlera e të kuqve përllogaritet të jetë 5.78 milionë euro, ndërsa e bardhebluve 4.9 milionë.

E treta në renditje është Egnatia me një vlerë prej 4.53 milionë eurosh. Një shifër që tregon se rrogozhinasit nuk janë surprizë e këtij kampionati me ecurinë e tyre, pasi mbartin cilësi të mëdha në ekip. Në vendin e katërt vjen Vllaznia, ndërsa befasia e madhe është Bylisi, që renditet klubi i 5 me vlerën më të madhe në treg në Shqipëri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *