Media italiane zbulon formacionin e dështimit në Serinë A, përfshin edhe dy lojtarë të Shqipërisë

Calciomercato ka zbuluar formacionin e javës që dështoi në Serinë A, ku përfshihen 11 lojtarë që kanë zhgënjyer me paraqitjen e tyre. Për fatin e keq, në këtë listë janë edhe dy futbollistë të Kombëtares së Shqipërisë.

Pavarësisht se u aktivizua vetëm në minutën e 60, media italiane nuk ngurron të fus në këtë listë Kristjan Asllanin për ndeshjen kundër Sasuolos. Sipas saj Asllani ka peshë faji te goli i Fratesit dhe i dha të drejtë vendimit të Inzagit për ta lënë në stol.

Ndërkohë po aq i ashpër ishte vlerësimi edhe për Elseid Hysajn në ndeshjen kundër Leces, atje ku Lacio barazoi 2-2. Hysaj është vlerësuar me notën pesë dhe theksohet gabimi trashanik që ka bërë duke i dhënë penallti kundërshtarit dhe gjithashtu kishte peshë faji në golin e Oudin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *