Egnatia arriti të fitonte kundër Vllaznisë në gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Shqipërisë, për të arritur në fazën finale. Pas barazimit të ndeshjes së parë, ekipi i Tetovës fitoi në shifrat 1-0 me golin e Xhekson në minutën e fundit.
Shkodranët e gjetën avantazhin në pjesën e parë me super golin e Mehdi Cobës që kaloi këdo i doli përpara në krahë. Por për shkak të ndërhyrjes së Liridon Latifit në rrezen e portierit, arbitri e anuloi golin.
Kur gjithçka pritej të shkonte në shtesë, në minutën e 90, Xhekson lëshoi predhën që u ndal në rrjetë. Te Egnatia nisi festa e madhe dhe legjitime pasi kanë shkruar historinë duke arritur në finalen e Kupës së Shqipërisë. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:
Sedloski: “Po pësojmë gol në minutën e fundit. Kjo ka qenë një gjysmëfinale, të gjithë jemi të zhgënjyer, nuk e kemi bërë punën si duhet deri në fund. Djemtë kanë luajtur në mënyrë korrekte, por nuk dua të flas për disa gjëra që thuhen në dhomat e zhveshjes. Kundërshtari nuk ka qenë më i mirë se ne. Tani nuk kemi pasur të punojmë për gjendjen fizike të lojtarëve pasi në çdo tre ditë kemi pasur ndeshje. Pësojmë gola në minutën e 90 dhe nuk ka se çfarë të diskutosh më tepër”.
Memolla: “Sot për sot ne jemi ekipi më i fortë në Shqipëri. Mendoj se kemi shumë shanse për të fituar Kupën e Shqipërisë. Finalen e merituam. Ky grup është shumë i mirë, në janar erdhi Kasa, erdhi Dëamena, erdha unë. Grupi i lojtarëve është shumë i fortë”.
Tetova: “Jam shumë i kënaqur tani pasi jam pjesë e historisë së Egnatias. Preferenca për finalen? Shpresoj ta kem në finale pasi na ka mundur katër herë. Tirana duket se do të jetë në finale. I thashë djemëve që të rrinin në pozicionet e tyre në pjesën e dytë pasi do të vinte momenti ynë. Me bekimin e presidentit kemi ndërtuar këtë grup lojtarësh”.