Manchester City do të përballet me Realin e Madridit mbrëmjen e nesërme në gjysmëfinalen e Champions League-s. Fati i vuri përsëri përballë njëra-tjetrës këto dy skuadra, duke i ofruar “qytetarëve” mundësinë e hakmarrjes për atë eliminim aq të hidhur të sezonit të shkuar.
Por Guardiola është shprehur se do të ishte një gabim i madh nëse do të mendohej se në këto dy ndeshje do të luhej për hakmarrje. Trajneri spanjoll shpreh gjithashtu besimin se një ditë do ta fitojnë këtë trofe.
“Do të ishte një gabim i madh. Ne nuk jemi këtu për hakmarrje. Është thjesht një tjetër mundësi. Një ditë do të arrijmë në finale dhe do ta fitojmë atë”, ka deklaruar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Ssport Ekspres/