Cristiano Ronaldo ka një impakt të jashtëzakonshëm kudo ku vendos të luajë. Megjithëse në moshën 38-vjeçare dhe jo në nivelin e dikurshëm, emri i tij ka një peshë të rëndë në botën e futbollit, duke bërë që të ketë respekt të madh edhe nga lojtarët kundërshtarë.
Efekti i Cristiano Ronaldos është ndjerë edhe në Arabinë Saudite, ku vëmendja e mediave të huaja po rritet ndjeshëm. Në kampionatin arab tashmë kanë mundësinë të kenë përballë në fushën e lojës njërin nga lojtarët që shumë prej futbollistëve e kanë ndjekur si idhull vite më parë.
Një mundësi e tillë nuk vjen shpesh dhe futbollistët e Al Khaleej-it e dinë më së miri këtë gjë. Një pjesë e shokëve të skuadrës së Sokol Cikalleshit kanë mbajtur radhën jashtë dhomës së zhveshjes, nga ku me celular në dorë prisnin të shkrepnin një foto me 5 herë fituesin e Topit të Artë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/