Eduard Zhupa flet për derbin mes Tiranës dhe Partizanit: E kisha thënë që titulli kampion do të vendosej në këtë ndeshje

Eduard Zhupa ka folur sa i përket ecurisë së kësaj jave në kampionatin shqiptar. Tirana do të përballet kundër Partizanit dhe atje mendohet se do të vendoset titulli kampion. I ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”, Zhupa u shpreh:

“E kisha thënë më parë që kampionati do të ndahej në derbi. Këto ekipe i kanë dhënë tonin Superiores. Partizani mori fitore shumë të vyer kundër Kukësit, ndërsa Tirana luajti ndaj Teutës që në letër mund të dukej pak e lehtë, por Teuta dihej se do ta vendoste në vështirësi. Kualiteti i Teutës u pa qartë në këtë ndeshje”, tha Zhupa. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *