Silvinjo i alarmuar nga La Liga 2! Myrto Uzuni mund të mos vijë në Kombëtare në qershor, gjithçka varet nga 3 ndeshjet e fundit të Granadas

Granada nuk ka arritur aspak rezultate pozitive në këto ndeshje të fundit në La Liga 2. Por edhe për shkak të formës jo të mirë të kundërshtarëve, ekipi i Myrto Uzunit ndodhet në vendin e dytë që të ngjit në La Liga. Të gjithë kundërshtarët janë aty afër dhe ka jo pak mundësi që Granada të kërkojë ngjitje në elitën e futbollit spanjoll nga faza Play Off. Nëse ndodh ky version, atëherë Silvinjo ka të drejtë që të jetë i alarmuar.

Ndeshjet e Play Off përkojnë me datat e ndeshjeve që do të zhvillojë Shqipëria në kualifikueset e Europianit. Uzuni është shprehur se nuk mendon për Kombëtaren në këtë moment, por vetëm për Granadan dhe La Liga-n. Duke marrë parasysh rëndësinë që ka ky lojtar te Granada dhe kundërshtarët e Shqipërisë, sipas të gjitha gjasave Uzuni do të qëndrojë në Spanjë nëse ekipi i tij nuk ia del të ngjitet në La Liga si njëri nga dy vendet e para të kampionatit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *